Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sot ka pritur në takim kryetarin e shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.

Në këtë takim është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit mes Komunës dhe shoqatës, për financimin e projektit për ndërtimin e 20 shtëpive për familjet në nevojë të Komunës së Obiliqit.

Vlera e këtij memorandumi është 400 mijë euro, prej të cilave Komuna e Obiliqit do të bashkëfinancojë 100 mijë euro, ndërsa shoqata “Jetimat e Ballkanit” me 300 mijë euro.

Nga ana e tij, Gashi ka falënderuar hoxhë Halil Kastratin, për punën e madhe që po bën në mbështetjen e familjeve skamnore në trojet shqiptare./21Media