Në ora 20:00 ballkonet ndriçohen me të kaltër për autizmin
2 Prill 2020
Iniciativa përkrahet edhe nga ministri Vitia
Iniciativa përkrahet edhe nga ministri Vitia
Me rastin e 2 prillit ditës botërore të autizmit, sot në ora 20:00 është paralajmëruar që ballkonet të ndriçohen me ngjyrë të kaltër.
Kjo iniciativë është ndërmarrë nga shoqata “Autizmi”, por që përkrahet edhe nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Teksa qëndrojmë në shtëpi sot në mbrëmje le të ndriçojmë me të kaltër për të gjithë këta persona të veçantë.Ata munden, t’u japim hapësirë💙”, ka shkruar ndër tjerash Vitia në Facebook./21Media
Sot është dita botërore e Autizmit. Teksa qëndrojmë në shtëpi sot në mbrëmje le të ndriçojmë me të kaltër për të gjithë…
Gepostet von Arben Vitia am Donnerstag, 2. April 2020