Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka njoftuar, se në Maqedoninë e Veriut, sot është kryer transplantimi i dytë i zemrës.

“Në ora 3 e 33 minuta të mëngjesit, te mashkulli 27-vjeçar rrahu zemra, e re e donuar! Ky është transplantimi i dytë i zemrës në historinë e shtetit, në Klinikën e Kardiokirugjisë”, tha Filipçe.

Ka uruar kolegët dhe ka falënderuar tërë ekipin, të cilët, “tërë natën punuan pa u lodhur”.

“Ky është një sukses i madh i shëndetësisë së Maqedonisë, i cili nuk do të ishte i mundur pa pajtimin për donimin e organit nga familja e pacientes së re e cila shumë herët e humbi jetë. Jam krenar me kolegët e mi!”, ka shkruar Filipçe në Facebook./21Media

Во 3 часот и 33 минути утринава кај 27-годишно момче зачука ново, донирано срце! Ова е втора извршена трансплантација…

Posted by Венко Филипче on Saturday, 17 April 2021