Në Pejë dje ndodhi edhe një sulm

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti kishte kanosur me një mjet të mbrehtë një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Wesli Klark”, dje rreth orës 09:55.

Nga i dyshuari në cilësi të provave materiale është konfiskuar mjeti i mbrehtë. Ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndryshe, qyeteti i Pejës është tronditur mbrëmë nga një vrasje e dyfishtë, ku nga arma e zjarrit të vdekur mbetën Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës, dhe Blerand Kadrijaj ish-kandidat i kësaj partie për kryetar të Deçanit./21Media

Back to top button