Në Pejë pritet të miratohen dokumente me qëndrimin “Kosova është tokë e shenjtë serbe”
30 Prill 2018
Patriarku i Kishës Ortodokse serbe (KOS ) Irinej udhëheq liturgjinë në Patrikanën e Pejës
Patriarku i Kishës Ortodokse serbe (KOS ) Irinej udhëheq liturgjinë në Patrikanën e Pejës
Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka kritikuar sesionin pranveror të Kuvendit të Kishës Ortodokse ku siç thotë ai pritet të miratojnë edhe dokumente ku shprehen qëndrime se “Kosova është tokë e shenjtë serbe”.
“Në Pejë (t’u Kosovës) ka filluar sesioni pranveror i Kuvendit të Kishës Ortodokse Serbe, i cili do ta zgjatë disa ditë. Krerët e KOS do të vizitojnë edhe qendra të tjera të Kosovës. Pritet të miratojnë edhe dokumente, ku do të konfirmojnë qëndrimin e tyre se “Kosova është tokë e shenjtë serbe.” Ndërsa në Tiranë po qëndron për vizitë kreu i Kishës së Moskës dhe gjithë Rusisë, patriarku Kiril. Gojëkëqinjtë mund të thonë se Serbia po e destabilizon Kosoven dhe se Rusia po e rritë ndikimin në rajon, pra edhe në Shqipëri e në Kosovë. “Ma jok!””, ka shkruar Krasniqi.
Kuvendi pas Pejës vazhdon me punë në Patrikanën e Beogradit./21Media