Në përgatitje të procesit mësimor, takohen Ministri i Shëndetësisë dhe ai i Arsimit

 

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar me ministrin e arsimit Ramë Likaj  për të diskutuar për fillimin e procesit mësimor në kohë pandemie.

Zemaj theksoi se të gjithë vendimet e nevojshme do të merren në konsultim me ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK-në dhe ministrinë e Arsimit. Sipas tij,  janë duke ndërmarrë të gjitha përgatitjet e nevojshme që mësimi të nis sipas planit. ”Fillimi i mësimit të organizohen në mënyrën e duhur në këto rrethana të krijuara nga pandemia COVID-19, të gjitha vendimet e nevojshme do të merren në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë, IKShPK-në, Ministrinë e Arsimit dhe institucionet tjera relevante”, shkroi Zemaj në Facebook.

Në këtë takim i pranishem ishte edhe zëvendësministri, Xhavit Rexhaj.

Në lidhje me fillimin e mësimit në shkolla, sot në emisonin ”Për ditë të mbarë” në RTV21 zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit, Diellza Kukaj tregoi se 300 mësimdhënës që janë të evidentuar me sëmundje kronike do të jenë të angazhuar në punën e tyre nga shtëpia. Kurse janë paraparë mbi 1 mijë mësimdhënës shtesë mbi normë të cilët do të mundësojnë zëvendësimin e mësimdhënësve në rast se infektohen me Covid-19. /21Media

Back to top button