Rainer Maria Rilke është njëri nga lirikët më të mëdhenj të letërsisë gjermane dhe botërore. Përveçse lirik i kulluar, ai shkroi edhe prozë (disa tregime dhe një roman), gjithashtu ishte i pranishëm në periodikët e kohës me artikujt për artin dhe kulturën karshi shumë përkthimeve të veprave lirike.

Rainer Maria Rilke u lind në Pragë, atëherë pjesë e Austro-Hungarisë. Bënte jetë prej bohemi, udhëtonte shpesh dhe ditët i kalonte duke bredhur nga një kafene në tjetrën, ku pinte, rrinte vetëm kryesisht dhe shkruante poezi. Në karrierën e tij, studiuesit rëndësi të veçantë i kushtojnë edhe korrespondencës; aty, Rilke shpërfaq problemet që e preokupojnë, vetmia, ankthi, vështirësia për të zënë besë — gjithë këto tema e bëjnë poet që rri mes tradicionales dhe modernes. Ndaj, vite më vonë, shumë poetë u ndikuan nga Rilke. Duke qenë njohës i mirë i mitologjisë, shpesh merrte mite greke dhe i inkorporonte në poezitë e tij, po ashtu ishte mjeshtër në përdorimin e metaforës dhe metonimisë që e bëjnë të veçantë.

Kritikët letrarë shohin te Rilke, njërin nga lirikët më intensivë në letërsinë gjermane kurse veprën e tij e cilësojnë si mistike. Në shekullin 20-të Rilke ishte pikë referimi nga artistët e New Age, gjithashtu u citua shpesh nëpër programe televizive, libra e filma. Madje, në SHBA, ai vazhdon të jetë ndër poetët më të kërkuar dhe më të shitur.

Rilke ndërroi jetë më 29 dhjetor të vitit 1926. /21Media