20 shtatori është një datë shumë e rëndësishme për këngëtaren e njohur Aurela Gaçe.

Këngëtarja 45 vjeçare sot feston shtatë vjetorin e martesës dhe me këtë rast ajo ka ndarë një imazh nga dita e dasmës, shkruan rtv21.tv.

Aurela kësaj here ka shfaqur bashkëshortin dhe vajzën e madhe Grace, e cila njëherësh ishte e pranishme në ceremoninë e prindërve.


“Lento Lento” është kënga e fundit që ka publikuar artistja e cila u prit shumë mirë nga publiku. Deri më tani “Lento Lento” ka grumbulluar mbi 3.5 milionë klikime në kanalin zyrtar “Youtube”./21Media