Në përvjetorin e martesës “Sheherzadja” publikoi pamje nga dasma madhështore

Aktorja turke, Bergüzar Korel dhe bashkëshorti i saj Halit Ergenç dje festuan përvjetorin e martesës, shkruan rtv21.tv
Aktorët në vitin 2009 lidhjen e tyre e kurorëzuan me martesë, e për këtë ditë ata kishin organizuar një festë të madhe, ku kishin mbledhur familjarët dhe shoqërinë e tyre.
Aktoren patëm rastin ta shohim fustanin e nusërisë në disa prej roleve që ajo i ka pasur edhe para martesës së saj.
Por, se si është dukur ajo në ditën më të rëndësishme të saj, në ditën kur u martua me Halitin e shohim në fotografinë më poshtë, të cilën aktorja e ka publikuar në rrjetet sociale.

Berguzar dhe Halit janë prindër të tre fëmijëve dy djemve dhe një vajze. Çifti muajt e fundit u vendosën për të jetuar në Londër. /21Media

Back to top button