Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në orët e para të 21 nëntorit në fshatin Komoran të Drenasit.

I dyshuari me probleme mentale rreth orës 01:30 kishte sulmuar fizikisht anëtarët e familjes. Më ç’rast dy viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe është është dërguar në spitalin neuropsiatrik.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media