Xhamia e Hajvalisë në Prishtinë është thyer dje rreth orës 11:40 nga disa persona të panjohur, të cilët kanë arritur të vjedhin paratë nga arka, shkruan rtv21.tv.

“Ankuesi mashkull kosovar, raporton se persona të panjohur kishin dëmtuar derën e hyrjes dhe kishin arrit të marrin nga arka e xhamisë, para të gatshme në vlere rreth 20-30 euro”, ka konfirmuar policia përmes raportit 24 orësh.

Nuk raportohet për të arrestuar./21Media