Në pranga 18 policë e doganierë shqiptarë

Kamioni me 8 tonë drogë në kufi, pranga 18 policëve e doganierëve

Hetimet për tetë tonë drogë me kamionin e ndaluar në kufi kanë dërguar në pranga thuajse të gjithë efektivët e policisë në Portin e Durrësit. Të paktën 18 persona janë arrestuar, prej të cilëve 10 punonjës policie bashkë me shefin e këtij sektori dhe 8 doganierë. Këto ndalime vijnë pas hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda pas ndalimit të kamionit me tetë tonë drogë.

Besohet se kjo çështje ka qenë në fokus edhe të vizitës së Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla në Prokurorinë e Durrësit.

Back to top button