Shaip Kamberi merr edhe një mandat në Kuvendin e Serbisë

(Lajm i përditësuar)


Shaip Kamberi merr edhe një mandat në Kuvendin e Serbisë

Shaip Kamberi, udhëheqës i Partisë për Veprim Demokratik, ka fituar edhe një mandat tjetër të përfaqësimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë.

Kamberi ka marrë mbi 12 mijë vota të cilat janë të mjaftueshme për mandatin e ri në Kuvendin e Serbisë.


​Në Preshevë udhëheq “Koalicioni Beteja politike e shqiptarëve vazhdon- Shaip Kamberi”

Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Preshevë, Alban Mehmeti, ka bërë të ditur për kp, se nga numërimi deritanishëm i votave në këtë komunë po udhëheq “Koalicioni Beteja politike e shqiptarëve vazhdon- Shaip Kamberi” me 4.600 vota.

Ndërsa lista tjetër “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, deri më tash nga numërimi i votave, ka marrë gjithsej 900 sosh.

Mehmeti nuk ka bërë të ditur përqindjen e votave të numëruara deri më tash për Preshevë.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në zgjedhjet e sotme parlamentare në Serbi garuan të ndarë me dy lista: “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”.

Back to top button