Në programin e Qeverisë ka shumë “Do të”

Qytetarët presin që qeveria e re të jetë më transparente

Cilat janë prioritetet e Qeverisë së re? Paralajmërohen shumë projekte dhe reforma për pëemirësimin e jetesës së qytetarëve. Nga VMRO-DPMNE-ja paralajmëruan se si opozitë me shumë kujdes do ta ndjekin gjendjen. Këto ishin vetëm një pjesë e temave në emisionin debativ Klik Plus. Ata mendojnë që duhet të kthehet transparenca në punën e pushtetit ekzekutiv.

Qeverinë e re e pret shumë punë, nevojiten reforma në të gjitha sferat e shoqërisë ndërsa kjo gjë nuk është e lehtë, erdhën në përfundim mysafirët e mbrëmshëm në emisionin Klik Plus, i cili emitohet në TV21. Depratizimi i institucioneve, gjyqësi e pavarur, liri e shprehjes, lëvizjet qytetare, këta ishin disa nga temat për të cilat disa nga të ftuarit tanë u pajtuan e për disa jo.

“Edhe te ne edhe në Evropë kur bëhet fjalë për programet qeveritare gjatë procesit zgjedhor të Qeverisë së re, ata janë plot me “Do të bëjmë, do të reformojmë, do të hapim”, kështu që në fjalimin e kryeministrit Zaev kishte shumë “Do të-ja”, tha Todor Pendarov, kolumnist.

“Mendoj se ky format qeveritar ka shumë sfida që ta shpëtojë një shoqëri të robëruar, siç e quajti edhe komisioni europijan në raportin e tij të fundit. Ta nxjerr nga një gjendje e tillë dhe ta vendos në rrethana normale, që të mundet i gjithë sistemi të funksionojë”, tha Zoran Bojarovski.

Ish deputetja Sollza Grçeva, mendon se nuk mjafton vetë ajo që qeveria e hoqi testimin ekstern. Nevojiten ndryshime themelore në të gjithë sistemin arsimor thotë Grçeva. Ajo vlerëson se duhet të hiqen edhe studimet e disperzuara dhe të krijohen kuadro që janë deficitare në Maqedoni.

Aktivisti, Xhabir Deralla mendon që aktivistët e lëvizjeve qytetare kanë më së shumti merita për rrëzimin e regjimit të Nikolla Gruevskit

“Mungesa kryesore e kësaj qeverisë së mëparshme, është jotransparenca, jo ekskluziviteti, e dini se kishim protesta studentore dhe nga profesorët etj, për shkak se silleshin vendime nga ana e qeverisë pa i pyetur qytetaret për këto vendime”, tha Sollza Grçeva, Profesoreshë universitare.

“Ne në vitin 2013 dhe 2014 për zgjedhjet e parakohshme paralamentare dhe presidencaile thamë që këto janë zgjedhje jolegjitime. Thamë që proceset e zgjedhjeve në fakt ishin vjedhje zgjedhore”, tha Xhabir Deralla.

Mysafiret në Klik Plus, thanë që për një kohë të shkurtër do të kenë mundësi të kuptojnë se a është kjo qeveri reformatore në të vërtetë. Që të dallohet nga qeveria e më parshme duhet të punojë në mënyrë transparente dhe për interesat e publikut./21Media

Back to top button