Në SHSKUK aktualisht janë duke u trajtuar 268 persona me COVID-19. 166 prej tyre janë në klinikat në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) e 102 në shtatë spitalet e përgjithshme.

Në Klinikën Infektive janë gjithsej 100 raste, prej tyre 61 me oksigjenoerapi, 2 raste më të komplikuara në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike.

Në Pulmologji janë të shtrirë 44 pacientë të konfirmuar si Covid-19 pozitiv, që të gjithë me oksigjenoterapi.

Në njësinë intensive të Mjekësisë Sportive janë të shtrirë 22 pacientë, 4 prej tyre të intubuar.

Ndërsa, në Spitalin e Prizrenit 24 raste të konfirmuara, në Pejë 42 raste, në Gjakovë 19 raste, në Spitalin e Ferizajt 6 raste, në Gjilan 5 raste, në Mitrovicë 6 rate të konfirmuara pozitive dhe në Spitalin e Vushtrrisë për momentin nuk ka raste të konfirmuara. /21Media