Pjesë e shkruar nga Primo Levi, shkrimtar italian që përjetoi Holokaustin dhe shpëtoi i gjallë. Përkthimi nga Aida Baro.

Pjesë e shkruar nga Primo Levi, shkrimtar italian që përjetoi Holokaustin dhe shpëtoi i gjallë. Përkthimi nga Aida Baro.

Ju që jetoni të sigurt

Në shtëpitë tuaja të vakëta,

Ju, që kur ktheheni në shtëpi mbrëmjeve

Gjeni ushqim të ngrohtë e fytyra miqësore:

Shqyrtoni në qoftë burrë ky

Që punon në baltë

Që nuk njeh prehje

Që lufton për gjysm’ buke

Që vdes nga një “po” a një “jo”.

Shqyrtoni në qoftë grua kjo,

Pa flokë e pa emër

Pa fije force për të kujtuar

Të zbrazur sytë e bosh prehri

Si një bretkosë dimrit.

Vritni mendjen se kështu ka ndodhur:

Ju urdhëroj me këto fjalë.

Gdhendini në zemrat tuaja

kur rrini në shtëpi kur shkoni udhës,

kur shtriheni kur ngriheni;

Përsërituani fëmijëve tuaj.

O ju shoft’ vatra,

Ju zëntë sëmundja,

Bijtë tuaj mos ju pafshin me sy./21Media