Edhe një qytet madhështor ilir

Edhe një qytet madhështor ilir

Pranë Kështjellës së vogël të Petrelës janë gjurmët e një qyteti të madh ilir.  Kështu bën të ditur Princi Leka përmes burimeve të tij të informacionit. Ai në një postim ka shkruar se emri i këtij qyteti nuk dihet, kurse muri që ndodhet aty i takon vitit 300 para Krishtit, atë kohë kur kjo pjesë e Ilirisë sundohej nga mbreti Glaukia i Taulanteve, shkruan rtv21.tv

“Siç e shihni në foto, lartësia e mureve (që mjerisht po bien e askush nuk kujtohet t’i mirëmbajë) është ende në disa pjesë deri afër 10 m, aq sa janë dhe muret e Trojës sot!

Qyteti nuk ka asnjë shenjë rindërtimi mesjetar, çka d.m.th se ai nuk e mori veten kurrë, dhe në vend të tij u ngrit aty pranë Kështjella e vogël e Petrelës.

Qyteti ishte pra rreth 50 ha ne antikitet, ndërsa zhdukja e popullsisë dhe ripopullimi i këtij vendi ne Mesjete me as dy hektarë të Petrelës tregon dukshëm masën e zhdukjes se etnisë ilire nga pushtimet e huaja.”, ka shkruar Princ Leka në Facebook, ku ka publikuar edhe fotografi gjatë vizitës në këtë vend.

Ai ka shtuar se nuk dihet nëse ky qytet është shkatërruar nga romakët në luftërat iliro-romake, apo nga barbarët e antikitetit të vonë , por sipas Princit ky qytet nuk u prek nga rifortikimet e Justinianit,  pasi që në kohën e Justinianit ishte një vendbanim i harruar.

“Dhe kjo na çon ne konkluzionin se ky qytet u shkatërrua tërësisht nga romaket, të çilët nuk kishin kurrë interes me vonë të rindërtonin qytetet në maja malesh (ku mund të bëheshin qendra rezistence të popullsisë lokale), por i zhvilluan qytetet vetëm ne zona fushore, lehtësisht të kontrollueshme prej tyre.”, ka përfunduar princ Leka.

Nga fotografitë e postuara vërehet muri i qyteti i cili pavarësisht viteve që kanë kaluar ende qëndron në këmbë./21Media