Mikrobiologu Lul Raka sot në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” ka folur për variantin e ri të koronavirusit, i cili u raportua se është shfaqur në Britaninë e Madhe.

Ai ka thënë se pjesa më e madhe e personave që janë prekur me variantin e ri të virusit Sard-cov-2 janë nën moshën 60 vjeçare.

Raka tutje ka deklaurar se në vendet e rajonit ende nuk ka të prekur me variantin e ri të virusit Sard-cov-2.

“Jo s’ka ende raste të tilla, pjesa më e madhe e shteteve të rajonit aktualisht ende nuk kanë kapacitete për ta bërë sekuencionimin”, ka thënë Raka./21Media