Në serial të dashuruar, por cili është raporti i “Omerit” dhe “Defnës” në jetën reale
30 Prill 2020
Në ekranin e RTV21 është duke u transmetuar seriali turk “Emri im është engjëll”, serial ky i cili ka marrë vëmendje të madhe jo vetëm në Turqi por, edhe vendet tjera.
Pjesë e serialit janë aktor të njohur por, gjithashtu edhe emra të rinjë të kinematografisë turke. Në mesin e tyre është edhe Rabia Soyturk në rolin e “Defnes”, dhe Mustafa Mert Koç në rolin e “Omerit”.
Në serial mes njëri-tjetrit ekziston një dashuri e madhe por në disa raste dashuria e tyre është edhe e pamundur.
Dyshja duket se kanë raport të mirë mes vete në jetën reale, madje për ta në mediat turke është shkruar se afërsia e tyre e madhe po lind dyshime se ata janë në lidhje dashurie.

Seriali transmetohet nga e hëna në të premtën duke filluar nga ora 20:00./21Media