Presidenti amerikan Donald Trump është kritikuar nga politikanët për mosmbajtjen e maskës në publik, por ai deklaroi në “Fox Business” të mërkurën se e ka bartur një maskë në të kaluarën dhe e vetmja arsye që nuk e vë më shpesh është sepse të gjithë testohen para se ta takojnë atë.

“Unë do ta mbaj. E kam. Dua të them që njerëzit më kanë parë duke mbajtur maskë”, tha Trump kur gazetari e pyeti nëse ai do të vinte maskë. Edhe pse Trump është parë me dhjetëra e qindra herë në ngjarje publike pa maskë, ai deklaroi se nuk ka pasur njerëz afër tij dhe ata që i qëndrojnë afër janë të testuar për koronavirus.

Trump tha se ai ishte për maskat e madje ai vetë me të dukej si Lone Ranger.

Komentet e Trumpit u bënë një ditë pasi ligjvënësit republikanë thanë se Presidenti duhet të mbante  maskë në publik për të dhënë një shembull të mirë për amerikanët. Mirëpo Trump ka rezistuar gjatë për ta vënë atë. /21Media