Në shenjë proteste për trajtim, Haradinaj nuk merr pjesë në seancën e sotme

 

Ish-nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj, nuk ka pranuar të paraqitet në seancën e radhës në procesin e Gjykatës Speciale në Dhomat e Specializuara.

Mbrotja gjatë seancës së sotme tha se Haradinaj nuk merr pjesë në shenjë proteste për mënyrën se si është trajtuar.

”Nuk dëshiron të marrë pjesë, mbi bazën e protestës për mënyrën si është trajtuar dhe që të bëhet një deklarim pafajësimi në emër të tij. Ai më ka thënë mua që të marrë pjesë në këtë seancë”, është shprehur mbrojtja e Haradinajt.

Gjykatësi i procedures e konsideroi këtë refuzim të Haradinajt si mosvetdeklarim rreth fajësisë apo pafajësisë së tij.

Gjatë kësaj seance Gucatit e Haradinajt do t’i kërkohet të vetëdeklarohen fajtor ose të pafajshëm në lidhje me akuzat kundër tyre të paraqitura në Aktakuzën e konfirmuar./21Media

Back to top button