Kritikët konsiderojnë se “Beren dhe Lúthien” mund të jetë libri i fundit në të cilin ka punuar Christopher Tolkien

Kritikët konsiderojnë se “Beren dhe Lúthien” mund të jetë libri i fundit në të cilin ka punuar Christopher Tolkien

Libri i ri i shkrimtarit të famshëm anglez J.R.R. Tolkien, autor i “The Lord of the Rings”, të enjten është nxjerrë në shitje, 100 vjet pasi ishte paramenduar.

Libri “Beren i Lúthien” është përshkruar si një rrëfim personal të cilën profesori i letërsisë angleze në Oksford e ka paramenduar pasi që ishte kthyer nga beteja për Soma 1916.

Veprën e ka redaktuar djali i tij Christopher Tolkien (92), ndërsa bëhet fjalë për një histori dashurie në lidhje me një njeri me emrin Beren dhe Elf e veja e Lúthien, të botuar në përmbledhjen e rrëfimeve të Tolkien “The Silmarillion”.

Libri gjithashtu përmban ilustrime nga Alan Lee, ilustratori anglez fitues i çmimit Oscar, raporton BBC.

Kritikët konsiderojnë se “Beren dhe Lúthien” mund të jetë libri i fundit në të cilin ka punuar Christopher Tolkien, babai i të cilit vdiq në vitin 1973./21Media