Që prej orës 22:00 e gjithë Shqipëria është futur në një karantinë të pjesshme.

Duke filluar që nga kjo e mërkurë (12.11.2020) nga ora 22:00 deri në 06:00, Shqipëria do të jetë në orë policore.

Në mediat në Shqipëri është raportuar se përveç kryeqytetit edhe në rrethet e tjera të vendit ka filluar të respektohet kjo masë.

Në rrugët e qytetit të Fierit, pas orës 22.00 nuk ka më lëvizje. Në rrugë lëvizin shumë pak këmbësorë, të cilët në pjesën më të madhe janë punonjës në baret dhe lokalet e qytetit. Nga ana tjetër shumë uniforma blu dhe patrulla policie qarkullojnë në rrugët kryesore të qytetit si dhe në kryqëzimet hyrëse dhe dalëse.

Po ashtu edhe në qytetin e Elbasanit dhe është vënë në zbatim mbyllja e aktiviteteve dhe lëvizja në rrugë.