Në shtator mbahet takim përgatitor për konferencë me bizneset e diasporës shqiptare

 

Kryeministri Avdullah Hoti sot u takua me Presidentin e rrjetit të bizneseve të diasporës shqiptare,  Nazar Mehmeti dhe sekretarin Ismet Smajli, ku kanë diskutuam për thellim të bashkëpunimit në mes të bizneseve të diasporës dhe mundësive të investimit në Kosovë.

Hoti bëri të ditur se programi i rimëkëmbjes ekonomike do të ofrojë mundësi më të mira investimi, por njëkohësisht, sipas tij, do të ndihmojë dhe ofrojë siguri për sektorin privat.

“U dakorduam që në Shtator të mbajmë takimin përgatitor dhe shpejt të organizojmë konferencën ndërkombëtare me të gjitha bizneset e diasporës shqipetare anë e mbanë botës.”, shkroi Hoti në facebook./21Media

Back to top button