Tash për tash nuk dihet madhësia e ekranit

Tash për tash nuk dihet madhësia e ekranit

Emporio Armani ka bërë të ditur se së shpejti do të paraqitet ora e re e mençur, e cila bazohet në platformën Android Wear 2.0.

Ora e mençur Emporio Armani Connected, e cila do të pasojë pararendësin e tij analog me të njëjtin emër, vjen me çipin e njohur Qualcomm Snapdragon Wear 2100 dhe ekranin AMOLED me prekje. Tash për tash nuk dihet madhësia e ekranit që do të ketë ora e mençur, por thuhet se do të ketë rezolucione të larta.

Komponentin softuerik të orës e përbën platforma Android Wear 2.0 në kombinim me shfaqjen e notifikimeve, përcjellë me aktivitetet e përdoruesit dhe ndërveprimin me funksionalitetin e Google Assistant.

Ora do të dalë në treg më 24 shtator të këtij viti.