Vlora duket bukur me veshje kombëtare

Vlora duket bukur me veshje kombëtare

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku është njëra prej politikaneve  më të dashura, shkruan rtv21.tv

Vlora ka marrë pjesë në pritjen vjetore për korin diplomatik i organizuar në Shtëpinë e Bardhë, e veçanta e kësaj pjesëmarrje është se Vlora atje është shfaqur me veshje kombëtare.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Vlora përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.

“Në pritjen vjetore të organizuar nga Shtëpia e Bardhë për korin diplomatik, me kostumin kombëtar të qëndisur nga Tolinda Gojani Hasani”, ka shkruar Çitaku.

Vlora me paraqitjet e saj elegante gjithmonë arrin që të tërheq vëmendje dhe të vlerësohet jo vetëm për mençurinë, por edhe për dukjen. /21Media