Fëmijët e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit në mungesë të tij, sot po e festojnë 29-vjetorin e martesës së prindërve të tyre.

Vajza e tij, Gresa përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ata po festojnë në mungesë fizike të babait pasi që ai është në zemrat dhe mendjet e tyre.

“Babi, Sot, po festojmë 29 vjetorin e martesës tënde dhe mamit. Madje, i’a kemi dhuruar edhe buqetën me lule që ti gjithmonë i’a dhuron.
Sot po festojmë, e pranë nesh, ndonëse me trup jo, je dhe ti në zemrat dhe mendjet tona. Po festojmë per ty, për dashurinë tuaj! Të presim me padurim”, ka shkruar Gresa në Facebook.

Babi,

Sot, po festojmë 29 vjetorin e martesës tënde dhe mamit. Madje, i’a kemi dhuruar edhe buqetën me lule që ti…

Posted by Gresë J. Krasniqi on Tuesday, December 1, 2020

Më 4 nëntor pjesëtarët e EULEX-it kanë bastisur shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK-së, kurse më 9 nëntor Krasniqit për herë të parë doli para gjykatësit të Dhomave të Specializuara./21Media