Të gjithë të prekurit me koronavirus nga komuna e Skenderajit janë shëruar. Lajmin e ka konfirmuar i pari i kësaj komune, Bekim Jashari, i cili e cilësoi si një fitore të përbashkët.

“U shëruan të gjithë pacientët e diagnostifikuar me herët me COVID-19 në komunën tonë. Kjo është një fitore e jona e përbashkët kundrejt një armiku të përbashkët.”, shkroi ai në Facebook.

Ai bëri të ditur se nga 11 mostra të marra sot në Skenderaj, përfshirë edhe pacientët me COVID-19, të gjithë kanë rezultuar negativ./21Media