Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë. Nga këta pacientë 59 të konfirmuar, dhe 11 në pritje të rezultateve.

Siç bëhet e ditur nga njoftimi i këtij spitali, 20 nga pacientët e shtrirë janë në Oksigjeno terapi, 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

Po ashtu bëhet e ditur se nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 7 Infermierë dhe 2 Bioinxhinjer janë të infektuar me Covid-19./21Media