Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se një paciente me Covid-19 ka vdekur, ndërkohë që një pacient tjetër është në gjendje të rëndë.

Sipas njoftimit në Spitalin e Pejës po trajtohen 61 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 11 janë në oksigjenoterapi.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 61 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 11 janë në Oksigjeno terapi, fatkeqësisht një paciente e shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur, një pacientë është në gjendje të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e sotëm të spitalit nuk është bërë e ditur nëse pacienti ka vdekur sot apo mbrëmë.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 61 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 11 janë në Oksigjeno terapi, fatkeqësisht një paciente e shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur, një pacientë është në gjendje të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile. Nga personeli i Spitalit 4 Mjek, 5 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar me Covid-19, ndërsa 6 anëtar të tjerë të Personelit ton janë në pritje të rezultatit”, thuhet në njoftim./21Media