Pas “PP” dhe “Kërkun”, dy superprojekte të kësaj vere, dyshja Kida dhe Mozzik duket se janë rrugës për ta sjellë edhe një tjetër projekt. Kështu së paku po kuptohet nga storia të cilën e ka publikuar Kida në Instagram, ku shihet në studion e Rzon së bashku me Mozzikun.

Artistja nuk ka dhënë më shumë detaje, andaj mbetet të shihet se cila do të jetë befasia e tyre për fansat./21Media