Në Tajvan u hap një akuarium i ri në të cilin vizitorët mund të shohin një numër të  madh të llojeve të kafshëve detare, përfshirë kandilë deti e deri te pinguinë. Ky akuarium ishte caktuar të hapej kah fundi i vitit të kaluar, por u shty për shkak të pandemisë, edhe pse pandemia vazhdon të jetë në mesin tone. Pronarët e tij thonë se nuk kanë mundur të presin më gjatë hapjen e tij.

Akuariumi quhet XPark dhe ai përfshinë një koleksion prej 30 mijë peshqëve, 300 prej tyre të shpërndarë në 13 ndarje të kësaj ekspozite ,përcjell rtv21.tv

Pritet që ky akuarium të tërheqë deri në 1.6 milionë visitorë këtë vit, ndërkaq të ardhurat të arrijnë shumën në 30 milionë dollarë.

Tajvani në këtë periudhë pandemie ka merita për kontrollim të vendit nga COVID-19, si me marrje të masave strikte, karantinim e vënie të maskave. Numri i të vdekurve nga kjo sëmundje është shumë i vogël në krahasim me vendet tjera, 7 vdekje./21Media