TV 21 mëson se nga 5 të infektuarit me Covid-19 në Tetovë, një prej tyre është një mjek në Spitalin Klinik të Tetovës. Në bazë të informatave, një paciente e cila ka rezultuar pozitiv në Shkup ka qenë paciente në Spitalin e Tetovës.

Për këtë shkak, mjeket dhe stafi mjekësor në këtë repart janë duke u testuar dhe rezultate pritet te dalin gjatë ditës së nesërme./21Media