Një 15-vjeçare në Tiranë ka rënë pre e abuzimit seksual. Policia njoftoi se e mitura është përdhunuar fillimisht nga një 65-vjeçar. Ai ka filmuar aktin intim dhe më pas ua ka dërguar atë tre të rinjve të tjerë.

“Shtetasit K. P., 20 vjeç, R. O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, duke përdorur videon, kanë kërcënuar të miturën dhe e kanë detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale edhe me ata.”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Në rast të kundërt, ata e kanë kërcënuar se do t’i bëjnë publike filmimin. Më pas ata kanë bërë video intime që t’ua shpërndanin personave të tjerë. Të katër përdhunuesit u vunë në prangat e policisë./vizionplus