Shtatori është muaji në të cilin prodhues filmash, yje filmi, gazetarë dedikuar fushës së filmit dhe dashamirë të filmave shkojnë në Kanada për të marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar të filmit në këtë vend. Por 2020 –ta dallon sa i përket këtij festivali.

Për shkak të pandemisë, ky edicion kësaj radhe ofron një kombinim shfaqjesh të filmave, disa në mënyrë virtuale, e disa në ambiente të hapura, me numër të kufizuar dashamirësh të tyre.

Për më tepër, audienca amerikane nuk do të ketë mundësi të ndjek këtë festival as nga afër, e as në vendngjarje, kjo pasi që shfaqja e filmave në mënyrë virtuale është ekskluzive për Kanadanë, e kufiri amerikano-kanadez është i mbyllur.

Megjithatë në këtë festival akoma do të ketë vend për lansim të filmave të profilit të lartë, për fitues të Oskarëve të viteve të kaluara, si Regina King , Halle Berry e Kate Winslet.

Janë filmat si American Utopia , Nomadland dhe Good Joe Bell , të cilët do të gjallërojnë audiencën e këtij festivali.

Në mesin e filmave të vlerësuar për tu shfaqur në Toronto janë 50.

Ndërkaq janë edhe 30 filma të tjerë, të cilët do të shfaqen por që nuk janë pjesë e programit.

Festivali i filmit në Toronto, përfshirë  këtu edhe ai në Venedik, shërbejnë si indikator për filmat që do të jenë konkurent për Oskar.

Vitin e kaluar, pesë filma të nominuar për çmimin “Filmi më i mirë” për Oskar, si Parasite, Jojo Rabbit, Joker e të tjerë, u shfaqën në Toronto.

Por këtë vit, numri i tyre u reduktua dukshëm, sepse një pjesë e tyre do të shfaqen në mënyrë virtuale.

Festivali i filmit në Toronto do të mbahet deri më 20 shtator 2020.

Në mesin e të nderuarve me çmime kësaj radhe do të jenë: Anthony Hopkins , Chloe Zhao , Mira Nair dhe Kate Winslet. /21Media