Diçka e re si duket po vjen nga Valdrini dhe Hadise

Diçka e re si duket po vjen nga Valdrini dhe Hadise

Këngëtarja e njohur turke, Hadise Açıkgoz në videoklipin e këngës “Aşk Dediğin”, ka pasur të veshur kreacione nga disenjatori i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti, shkruan rtv21.tv

Si duket bashkëpunimi i tyre do të vazhdojë edhe në projekte të tjera, pasi ata janë takuar sërish në Stamboll.

Për takim e tyre kanë shkruar edhe gazetat në Turqi.

Ndryshe, Hadise, në vitin 2009 ka përfaqësuar Turqinë në festivalin evropian të këngës, Eurovision.

Ajo është prezantuar me këngën “Dum tek tek” e cila ka arritur që të pëlqehet shumë dhe të zë vendin e katërt./21Media