E thotë Rousaud

E thotë Rousaud

Neymar do t’i bashkohet së shpejti Lionel Messi-t tek skuadra e Barcelonës.

Për këtë lëvizje është i bindur ish-zv.presidenti i Barcelonës, Emili Rousaud, që konsiderohet një nga kundërshtarët më të fortë të presidentit aktual të “blaugranave”, Josep Maria Bartomeu.

Mendoj se është e mundur që Neymar të kthehet te Barça gjatë verës. Nuk më duket aspak e pamundur. Kam një parandjenjë që pandemia do të çojë në deflacion, sa i përket çmimit të lojtarëve, gjë që është e mirë për blerësit, por e keqe për shitësit. Ne do të duhet të shohim se si do të ribalancohen të gjithë këta faktorë“, u shpreh ai.

Rousaud u largua së fundmi nga Barça në mënyrë të diskutueshme, duke dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij, gati të nisë një luftë ligjore me presidentin Bartomeu.