Xhiro e tretë në kuadër të Kampionatit të Automobilizmit të Kosovës vazhdon ditën e dielë në Ferizaj. Në radhë është gara e tretë në disiplinën e sllallomit për femra dhe meshkuj.

Këtë edicion garat janë shumë interesant ku konkurrenca është shumë e madhe për renditje sa më të mirë në plasmanin përfundimtar.

Nga ora 09:00 deri në orën 10:30 bëhet paraqitja për garë, ku më pas do bëhet verifikimi i dokumentacionit dhe kontrollimi teknik i veturave.

Vozitjet testuese do fillojnë nga ora 12:00, ku 15 minuta më vonë fillojnë garat në konkurrencën për femra.

Auto Klubi Ferizaj në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK) janë përgatitur që gara të jetë sa më e mirë dhe atraktive.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Brigadën e Zjarrfikësve dhe Ndihmën e Shpejtë (QKMF Ferizaj) do jenë prezent që të evidentojnë çdo incident të mundshëm.