“Në vitin 2023 parashihet të largohen nga Kosova 1500 inferimerë”

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së ka paralajmëruar se në vitin 2023 parashihet që të largohen jashtë vendit edhe 1500 infermierë.
Nga kjo sindikatë përmes një njoftimi për media kanë se janë duke e përcjellur me shqetësim të madh ikjen e profesionistëve shëndetësor nga QKUK, e në veçanti të infermierëve.Sindikata po i bën thirrje qeverisë që sipas tyre të reflektojnë mbi gjendjen e krijuar.
“A.G., L.I., G.S., K.D., V.I., G.K., jane vetëm disa nga mbi 500 infermierëve të larguar nga Kosova vetëm gjatë këtij viti. Ndërsa në përgaditje që do të largohen gjatë vitit 2023 janë rreth 1500 infermier. Padyshim që meritojnë një vëmendje institucionale, mirëpo edhe përpjekje serioze dhe maksimale për t’a ngadalsuar këtë tred, duke ofruar kushtet për punë por edhe ngritje pagash.Janë pikërisht infermierët e Mjekimit Intenziv, Teknikët e Anestezionit, Istrumentaret, infermierët e Qendrës Emergjente, ndërsa në përgjithësi infermierët kualitativ dhe me eksperiencë ata që po targetohen dhe rekrutohen nga punëdhënësit e huaj, ndërsa ikja e tyre do i vendoste para kolapsit total secilën nga këto klinka të lartpërmendura, pasi janë pikërkisht këta profesionist që i mbajnë këto klinika “Up and Running”, pavarsisht mungesës së mjekëve.Roli i tyre është kyç në fuksionimin normal të punës.”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së.
Sindikata po kërkon kushte më të mira për për punonjësit shëndetësor duke uruar që të tillët mos të dalin jashtë vendit.
“Andaj në vend të presionit, shtypjes, degradimit personal dhe profesional, të krijohen kushte të sigurta dhe më të mira pune, të respektohen këta profesionist dhe roli i tyre, t’u njihet puna dhe angazhimi si dhe të respektohen si profesionist shëndetësorë, të mos zhvendoset fukusi i tyre nga kujdesi për qytetarin në fushën administrative dhe korrieri.Urojmë që Qeveria, Ministria përkatëse të reflektoj, ndërsa urojmë që edhe nga këta profesionistë mos të largohen nga Kosova, sepse atëherë do shihet vërtetë kolapsi në këto klinika, ndërsa të njejtit nuk ka mundësi të zëvendësohen, pasi një profesionist i tillë nuk krijohet mbrenda muaji, e në anën tjetër qytetarët do e pësojnë më së shumti.Të shërbejmë nga pozicionet tona, mos të sundojmë dhe mos të ndajmë privilegje brenda komuniteteve.Privilegj ka vetëm qytetari dhe pacienti i cili kërkon shërbimet tona.”, përfundon reagimi i kësaj sindikate./21Media

Back to top button