Votimi në zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare, edhe krahas pandemisë aktuale të Covid-19, do të jetë i sigurt për qytetarët të cilët do të vendosin të shkojnë në vendvotime dhe të votojnë.

Do të votohet në pajtim me Udhëzimin e KSHZ-së dhe protokollet e Komisionit për Sëmundje Infektive, të cilat parashikojnë masa të mbrojtjes në vendvotime, për anëtarët e këshillit zgjedhor të cilët e realizojnë votimin, si dhe për votuesit.

– Sipas protokollit për votim, së pari policia në derën e hyrjes së vendvotimit do të kërkojë nga votuesit të vendosin maska mbrojtëse.

– Pas hyrjes në objekt, rendi për votim pritet në distancë.
– Gjatë hyrjes në hapësirën, votuesi së pari i dezinfekton duart, dhe e dorëzon letërnjoftimi te komisioni zgjedhor. Për kohë të shkurtër e zbret maskën për identifikim, voton dhe gjatë daljes sërish i dezinfekton duart.

– Në hapësirën e votimit nuk mund të ketë njëkohësisht më shumë votues nga numri i tërësishëm i paravanëve për votim.

– Nuk mund të votojë një person i cili nuk do të mbajë maskë ose refuzon ta largojë nga fytyra për identifikim.

Votimi i zgjedhjeve parlamentare në ditën zgedhore 15 korrik do të vazhdohet për dy orë dhe do të zgjasë deri në orën 21.

Votim sipas Udhëzimit të KSHZ-së

Vendvotimet do të jenë të hapura prej orës 7 të mëngjesit, ndërsa paraprakisht është bërë pastrim mekanik themelor dhe dezinfektim i hapësirave ose objektit të votimit, si dhe tualeteve.

Në varësi të mundësive dhe kushteve para dhe në vendvotim do të vendosen në vende qartë të dukshme materiali edukativ-informativ për respektim të masave mbrojtëse dhe rekomandimeve. Në mënyrë të obligueshme do të sigurohen mjete për dezinfektim, do të kryhet rregullisht, ndërsa sipas mundësisë edhe mbajtje e shpeshtuar e higjienës. Rekomandohet në hapësirat që do të përdoren si vendvotimet, dritaret të jenë të hapura gjatë votimit, ose, të hapen shpesh në çdo orë.

Në vendvotim Këshilli zgjedhor patjetër duhet ta mbajë rendin dhe disiplinën gjatë hyrjes, në brendësi dhe gjatë daljes nga vendvotimi ose objekti, për shkak të respektimit të masave dhe rekomandimeve mbrojtëse, përkatësisht ruajtje e distancës së nevojshme mes personave gjatë hyrjes, brenda në hapësirë dhe gjatë daljes nga vendvotimi, nëse është kryer dezinfektimi i nevojshëm i duarve gjatë hyrjes në vendvotim dhe mbajtja e obligueshme e pajisjes personale mbrojtëse, përkatësisht maskë. Në varësi të mundësive dhe kushteve do të vendosen shenja përkatëse për drejtimin e lëvizjes së votuesve dhe ruajtja e distancës së nevojshme gjatë pritjes së rendit të votuesve dhe brenda në vendvotim.

Në çdo vendvotim duhet të ketë mjete për dezinfektim dhe shportë për mbeturina. Personi i cili voton duhet të mbajë maskë mbrojtëse ose shall gjatë mbulimit të hundës dhe gojës.

Votuesit duhet të mbajnë distancë prej 1,5-2 metra gjatë hyjres në vendvotim dhe gjatë daljes nga ai. Gjatë hyrjes në hapësirën e brendshme votuesi së pari në hapësirën e brendshmei i dezinfekton duart. Gjatë dhënies së dokumentit për identifikim personal, për shkurt kohë e largon maskën mbrojtëse personale dhe e mban distancën e nevojshme nga anëtarët e KZ-së.

Në vendvotim nuk guxon të lejohet njkohësisht prania e më shumë votuesve nga numri i paravanëve për votim. Gjatë lëshimit të vendvotimit bëhet dezinfektimi i obligueshëm i duarve.

Në Udhëzimin në pjesën që ka të bëjë me anëtarët e KZ-së por edhe personat tjerë të cilëve u është e lejuar të jenë të pranishëm në vendvotim gjatë votimit dhe të cilët e ndjekin votimin u rekomandohet në mënyrë të obligueshme t’i respektojnë masat dhe rekomandimet e përgjithshme mbrojtëse parandaluese dhe porositë. Ata nga momenti i hyrjes në vendvotim gjatë votimit ose pas përfundimit të tij gjatë kryerjes së punës dhe aktiviteteve të punës duhet të mbajnë maskë mbrojtëse dhe doreza pa dallim të distancës fizike. Maskën mbrojtëse anëtarët e KZ-së duhet ta ndërojnë në çdo katër orë ndërsa dorezat ndërrohen gjatë shkuarjes në tualet ose gjatë kohës së pushimit për ushqim. Anëtarët e KZ-së dueht të mbajnë distancë fizike prej 1,5 metra.

Anëtarët e KZ-së dhe të gjithë personat të cilëve u është lejuar të jenë të pranishëm gjatë hapjes së kutive të votimit dhe mbledhjes së rezultateve duhet të mbajnë maskë mbrojtëse dhe doreza pa dallim të distancës fizike e cila duhet të jetë minimum prej 1,5 metra.

Pas përfundimit të aktiviteteve zgjedhore vendvotimet nga ana e KSHZ-së do të pastrohen në mënyrë themelore mekanike dhe do të bëhet dezinfektimi i hapësirave dhe tualeteve./Tv21