Në zonën e rilindur të Vlorës, do të jetë së shpejti dhe Muzeu i Shpëtimit të Hebrenjve. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama.

Mirëmëngjes, dhe me lajmin se së shpejti në zonën e rilindur historike të Vlorës, do të kemi edhe Muzeun e Shpëtimit të Hebrenjve, ju uroj një të diel të bukur”, shkroi Rama.

Qendra historike e Vlorës ndodhet pranë sheshit e flamurit. Ajo ruan ende gjurmë të ndërtimeve të fundshekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të. Janë 68 objekte që i janë nënshtruar restaurimit. Shtëpitë janë me dy kate, me ballkone të vegjël të stilit neoklasik. Degëzimet e rrugëve sekondare të çojnë tek ish-pazari, “lagja e hebrenjve”, klubi “Labëria” dhe ish-Sinagoga.

Punimet e Qendrës Historike të Vlorës pritet të përfundojnë në vjeshtë