Humor, muzikë dhe argëtim në kuadër të emisionit ''Fol Shqip Show''

Humor, muzikë dhe argëtim në kuadër të emisionit ”Fol Shqip Show”

Emisioni i përjavshëm argëtues ”Fol Shqip Show”, i cili u transmetua në RTV21, sonte ishte pak më ndryshe. Në pjesën e dytë të emsionit, moderatori i emisionit, Altin Marku  mblodhi disa prej mysafirëve që kishin qenë pjesëmarrës në emision si dhe shikuesit dhe u ulën në mes të sallës ku mbahet emisioni.

Pothuajse secili që ishte në atë mes foli apo prezantoi diçka nga profesioni i tij duke e bërë emision edhe më interesant dhe zbavitës.

Në mesin e atyre që folën ishin humoristi, Enver Zuka, i cili performoi disa humore interesante, Kadriu thashathemgjiu, i cili tha se ishte sezon i suksesshëm, Big Beni, i cili performoi dhe uroi që emsioni të shkojë mbarë, parukieri më i njohur në Zvicër, Liri Gjoni që tregoi për eksperienca të tij, Dodë Kalaj, i cili e kalli atmosferën me këngën e njohur ”Xhamadani” e shumë të tjerë. Krejt kjo u bë ngaqë sonte ishte nata e fundit e këtij emisioni për këtë sezon, shkruan rtv21.tv

Përveç këtyre, në ambientin ku mbahej emisioni erdhën edhe tupanat si dhe një tortë, si dhuratë për emisionin në shenjë të natës së fundit të tij për këtë sezon. Ajo ishte e shoqëruar me tupana dhe muzikë dhe në të ishin paraqitur bukur logo e ”Fol Shqip Show”, e RTV21 si dhe flamuri shqiptar dhe plisi.

Në këtë atmosferë me muzikë, argëtim e harmoni, moderatori e mbylli emisionin ”Fol Shqip Show” për këtë sezon, deri në tetor, duke falenderuar veten, RTV21, drejtoreshën e përgjithshme të RTV21, Afërdita Saraçini-Kelmendin, Eugen Saraçinin, Arif Sylejmanin, Bekim Mustafin dhe të gjithë ata që kanë kontribuuar në realizimin e emisionit./21Media