Mosrepsektimi i masave anti-covid gjatë 24 orëve të fundit u ka kushtuar me gjobë nga Policia e Kosovës 757 personave. Kështu është bërë e ditur nga raporti i policisë.

Rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë, ka bërë që të ndërmirren masa nga Qeveria dhe të rritet kontrolli nga insitucionet përgjegjëse.

Në bazë të rezultateve të fundit të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në Kosovë janë regjistruar 775 raste të reja me Covid-19, derisa kanë vdekur 15 persona si pasojë e kësaj sëmundje./21Media