Të hënën duke filluar nga ora 11:00, artistët kosovarë bashkë me pronarët e restoranteve do të mbajnë protestë para Ministrisë së Shëndetësisë, në shenjë revolte për ndalimin e organizimit të dasmave, mbrëmjeve muzikore e të tjera, shkruan portali rtv21.tv

Në mesin e shumë këngëtarëve, prezentë në këtë protestë do të jenë edhe Neki Emra dhe Vesa Smolica. Këtë e konfirmuar në emisionin “1 kafe prej shpisë” në RTV21.

Duke apeluar te qytetarët që mos ta keqkuptojnë, Neki Emra tha se meqenëse të gjitha bizneset janë hapur,  këngëtarët dhe industria e dasmave e ahngjeve janë të  vetmet që nuk janë hapur.

Ai shtoi se për katër muaj nuk kanë punuar, e  një gjë e tillë do të iu shkaktonte dëme nëse do të vazhdonte për një vit. Neki tha se kjo është puna e tyre dhe më të e sigurojnë bukën e gojës.

#1kafePrejShpisë #NekiEmra do t’i bashkohet protestës së këngëtarëve

#1kafePrejShpisë #NekiEmra do t’i bashkohet protestës së këngëtarëve

Gepostet von RTV21 am Sonntag, 14. Juni 2020

Kurse, Vesa Smolica tha se nuk ka kuptim që të mos mbahen mbrëmjet muzikore në Kosovë, e në anën tjetër sipas saj kosovarët po shkojnë t’i shijojnë mbrëmjet muzikore në Ulqin./21Media

#1KafeprejShpisë #VesaSmolica nesër #proteston

#1KafeprejShpisë #VesaSmolica nesër #proteston

Gepostet von RTV21 am Sonntag, 14. Juni 2020