Nën kërcënim të thikës i grabisin një Iphone 12

Një burrë nga Prishtina ka njoftuar se dje dy persona rreth moshës 20 vjeçare nën kërcënim të thikës ia kanë grabitur një Iphone 12.

Policia rastin e ka cilësuar si ”Grabitje e armatosur”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte duke ecur, dy persona rreth moshës 20 vjeç nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur telefonin IPHONE 12. Nuk raportohet për të lënduar”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Ndërkaq, rasti ende është duke u hetuar./21Media

Back to top button