Dy të mitur në Prizren janë arrestuar dje, pasi që nën kërcënimin e thikës kanë detyruar dy viktimat meshkuj kosovarë (të mitur) që t’ju japin portofolin dhe pesë euro para të gatshme.

Policia e Kosovës njofton se nga të dyshuarit është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur), pasi që të njëjti nën kërcënimin e thikës kanë detyruar dy viktimat meshkuj kosovarë (të mitur) që t’ju japin portofolin dhe pesë euro para të gatshme. Nga të dyshuarit është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin e Policisë./21Media