Nëna e hedh foshnjën një javëshe në lumë

Një grua 32 vjeçare është arrestuar pasi akuzohet se ka hedhur në lumin Kir në Shkodër foshnjën e porsalindur.
Bëhet e ditur se fëmija i seksit mashkull kishte lindur më 30 dhjetor 2022.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës” informoi sot policia e Shkodrës.
Më tej policia njofton se Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shtetasen O. G., 32 vjeçe, banuese në fshatin Myselim.
“Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i kësaj shtetaseje, për veprën penale “Vrasja me dashje”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia e Shtetit./21Media

Back to top button