Ylli i PSG e miraton: Bëhu e lumtur mami

Ylli i PSG e miraton: Bëhu e lumtur mami

Ndërsa ylli i PSG, Neymar është rikthyer në Brazil gjatë pezullimit të futbollit evropian për shkak të krizës së koronavirusit, nëna e tij, Nadine Gonçalves, ka qenë kryetitulli i mediave sociale ditën e djeshme, pas zbulimit të marrëdhënies me një 22-vjeçar, 6 vjet më i ri se Neymar.

Nadine, e cila u nda nga babai i Neymar në 2016 pas 25 vjet martese, ka habitur me postimin e saj të fundit, në të cilën zbuloi lidhjen e dashurisë me 22-vjeçarin Tiago Ramos.

Të shtunën në mbrëmje Nadine publikoi një fotografi të saj dhe Ramos të përqafuar në kopshtin e shtëpisë ku shkruan: “E pashpjegueshmja nuk mund të shpjegohet por jetohet”.

Sipas raporteve të shtypit brazilian, 22-vjeçari Ramos është një model i cili gjithashtu bën pjesë në një ekip lojrash të quajtur 4K Easy. Është e paqartë kur dyshja e ka nisur këtë lidhje, por Ramos, i cili më parë ka pranuar se është një tifoz i madh i Neymar, u fotografua në festën e lavdishme të yllit të futbollit në Paris në shkurt.

Neymar jep bekimin e tij duke i komentuar: “Bëhu mami e lumtur, të dua”.

 

View this post on Instagram

 

O inexplicável não se explica, se vive… ❤️

A post shared by Nadine Gonçalves (@nadine.goncalves) on