Nëna e Rock flet për Will Smith i cili goditi djalin e saj në Oscars

Rosalie Rock, nëna e Chris Rock, ka folur për Will Smith, i cili e kishte goditur djalit e saj gjatë transmetimit televiziv të Oscars.
Në një intervistë me degën e NBC, Rose Rock tha se shuplaka nuk e lëndoi vetëm djalin e saj.
“Kur ai goditi Chris, ai na goditi të gjithëve. Ai me të vërtetë më goditi me shuplakë”, tha ajo.
Smith e goditi Chris Rock-un pasi ky i fundit bëri shaka me stilin e flokëve të gruas së Smith.
Pinkett Smith ka alopecia, një çrregullim autoimun që shkakton rënien e flokëve të një personi.
Shakaja bëri që Smith të ngjitej në skenë dhe të godiste Rock-un./21Media

Back to top button