11 vjeçari i paralizuar ka nevojë për terapi

11 vjeçari i paralizuar ka nevojë për terapi

Familja katër anëtarëshe Nukiq nga Çairi janë në prag të ekzistencës. Nuk kanë para që të paguajnë qiranë, ndërsa kanë nevojë për ushqim dhe rroba. Nëna e vetme, Mirzeta Nikiq kërkon ndihmë nga njerëzit human që t’i ndihmojnë aq sa kanë mundësi.

“Jetoj në Lagjen e Topanës me qira, me tre fëmijët, jam nënë e vetme. Kam fëmijë të sëmurë, nuk punoj askund. Nuk kam ndihmë financiare. Nuk kam shtetësinë e Maqedonisë. Me prejardhje jam nga Bosnja. 16 vite jetoj këtu dhe nuk kam shtetësi, i kam dorëzuar dokumentet por nuk mi kanë miratuar për shkak se nuk i përmbushi kushtet. Nuk kam pasur të ardhura fare”, theksoi Nukiq.

Mirzeta që tu sigurojë fëmijëve kafshatën e gojës, pastron nëpër shtëpi, por tani për shkak të gjendjes me koronavirusin, askush nuk e thërret.

“Ka pasur ditë kur nuk kam pasur as 20 denarë që tu blejë fëmijëve bukë apo qumësht. Asgjë, asgjë”, tha Nukiq.

Ajo ka 3 fëmijë, prej të cilëve 11 vjeçari-Adan nga mosha 3 vjeçare ka mbetur i paralizuar. Ai ka tetë vjet që është i palëvizshëm dhe ka nevojë për barëra.

“I lus të gjithë njerëzit human që mund të më ndihmojnë, për shërimin e fëmijëve dhe për qiranë. Jetojmë në një dhomë me një dyshek e një shporet”, pohoi Nukiq.

Kjo familje nuk ka të drejtë për të marrë as ndihmë sociale për shkak se nëna nuk ka shtetësi të Maqedonisë e as leje për qëndrim. Burri i saj ka ndërruar jetë në aksident trafiku vitin e kaluar dhe momentalisht është pa kurrëfarë të ardhurash. U drejtuam në qendrën për punë sociale dhe na premtuan se të hënën ekipet e tyre do të vizitojnë familjen, raporton Tv21./21Media

Numri i telefonit +38970951235

Xhirollogaria: 210501731350139